Ermal Fejzullahu publikon foto me Albert Krasniqin: Të qoftë i lehtë dheu jarani jem - Gazeta Express
string(83) "ermal-fejzullahu-publikon-foto-me-albert-krasniqin-te-qofte-i-lehte-dheu-jarani-jem"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2021 7:31

Ermal Fejzullahu publikon foto me Albert Krasniqin: Të qoftë i lehtë dheu jarani jem

Lajme

Gazeta Express

28/01/2021 7:31

Këngëtari Ermal Fejzullahu përmes një fotografie në Instagram ka reaguar pas vdekjes së Albert Krasniqit, raporton Gazeta Express.

“Të qoftë i lehtë dheu jarani jem, RIP Albert Krasniqi” , ka shkruar Ermal Fejzullahu derisa ka publikuar një foto me të ndjerin.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë./Express/