Projekti i fundit i Selës – film dokumentar në një vjetorin e vdekjes se aktorit Selatin Ademi - Gazeta Express
string(92) "projekti-i-fundit-i-seles-film-dokumentar-ne-nje-vjetorin-e-vdekjes-se-aktorit-selatin-ademi"

Arte

Gazeta Express

26/01/2021 23:01

Projekti i fundit i Selës – film dokumentar në një vjetorin e vdekjes se aktorit Selatin Ademi

Arte

Gazeta Express

26/01/2021 23:01

Para një viti, aktori Selatin Ademi kishte ndërruar jetë në Turqi nga një sëmundje e rëndë. Tanimë, një grup kolegësh dhe aktorësh janë mbledhur për ta bërë një film dokumentar për aktorin e Akademisë së Artëve të Kosovës

Ardian Jasiqi

Lexo Edhe:

50 role!

Kaq është numri i karaktereve që aktori Selatin Ademi kishte luajtur në skenën kosovare, në film dhe teatër gjatë karrierës së tij.

Një sëmundje e rëndë dhe aktori kishte ndërruar jetë më 26 janar të vitit të kaluar në moshën 43 vjeçare.

Pas një viti, aktorë dhe kolegë të tij janë mbledhur për të bërë një film dokumentar, i cili është punuar nga dy regjisorët Kastriot dhe Jon Saqipi.

“Me iniciativën tonë ne që e kemi pas kolegë Selatin Ademin e kemi punuar këtë dokumentar. Secili nga ne kemi dhënë kontribut për të bërë këtë dokumentar dhe e kemi shfaqur sot pikërisht në një vjetorin e vdekjes se tij”, ka thënë për Gazetën Express, Kastriot Saqipi – regjisor.

I pyetur se pse dokumentari është quajtur “Projekti i fundit i Selës”, Saqipi ka dhënë një mendim interesant.

“Dokumentari e ka emrin, ‘Projekti i fundit i Selës’ duke marrë parasysh se në dokumentar pasqyrohen filmat ku ka luajtur Sela. Pikërisht ky dokumentar është projekti i tij i fundit”.

Përpos Kastriotit dhe Jonit një rol të madh në këtë film e ka luajtur edhe Enis Limani kurse koordinator është Arben Bajgora. Këta janë edhe katër personat të cilët me paratë e tyre e kanë punuar dokumentarin.

Në fund, Saqipi ka thënë se do të ishte e udhës që filma të tillë dokumentar të punohen edhe për regjisoren dhe dramaturgen Arzana Kraja dhe për aktorin Shkelzen Rraci.

Më parë Saqipi kishte punuar edhe një dokumentar për aktorin, Blerim Peci – prapë me vetëinciativë dhe pa përkrahje të ndonjë institucioni të kulturës. /GazetaExpress/