"Ai i ngjitet cilësdo femre të re që vjen", vajza e re 'nxeh gjakrat' në Përputhen - Gazeta Express
string(77) "ai-i-ngjitet-cilesdo-femre-te-re-qe-vjen-vajza-e-re-nxeh-gjakrat-ne-perputhen"

“Ai i ngjitet cilësdo femre të re që vjen”, vajza e re ‘nxeh gjakrat’ në Përputhen

Rozë

Gazeta Express

25/01/2021 19:46

Debat të fortë pati puntatën e sotme në Përputhen mes Mevlanit dhe Melisës, kjo pas hyrjes së vajzës së re Antonela, e cila shprehu hapur pëlqimin e saj për Mevlanin.

“Ai i ngjitet një femre të re kujtdo që vjen, në fillim tha jam këtu për Melisën dhe Ledjanën, më pas sa e mbylli me mua, tha jam te Ledjana, sa erdhi femra tjetër, të ngjitet ty, ja kështu mashkulli është ai, ai s’do njeri, do vetëm veten e vet dhe do vëmendje këtu,” tha Melisa.

Lexo Edhe:

“Kush nuk pëlqen moj, pse ti pëlqen ndonjë këtu, po ik moj se je fallco komplet, shiko meshkujt që del vetë, atë bëj ti,” tha Mevlani.

E tensionuar nga kjo, është ndjerë edhe Ledjana, e cila gjithashtu ka shprehur pëlqimin për Mevlanin dhe nuk u ndje mirë nga qasja pozitive që ky i fundit pati për Antonelën.

Megjithatë Mevlani i është kundërpërgjigjur të dyjave, duke i thënë se nuk ka asgjë të keqe që ashtu si vajzat dalin me djemtë e tjerë, edhe ai të dalë me vajzat që vijnë.