string(79) "u-kap-me-arme-prane-ps-se-ja-sa-vite-burg-kerkon-prokuroria-per-vladimir-gjuten"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 16:15

U kap me armë pranë PS-së, ja sa vite burg kërkon prokuroria për Vladimir Gjutën

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 16:15

Lëvizja me një armë zjarri pa leje me vete pranë selisë së Partisë Socialiste mund t’i kushtojë një dënimi me 5 vite burg, Vladimir Gjutës.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi për të, në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes u caktua në 27 janar.

Kujtojmë se Gjuta u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi u kap i armatosur pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u pikas nga gardistët, të cilët shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që ndodheshin në seli pasi po zhvillohej mbledhja e kryesisë së partisë.