Trajneri i Barcelonës: Jemi me fat që e kemi Ter Stegenin - Gazeta Express
string(56) "trajneri-i-barcelones-jemi-me-fat-qe-e-kemi-ter-stegenin"

Trajneri i Barcelonës: Jemi me fat që e kemi Ter Stegenin

Futboll

Gazeta Express

24/01/2021 21:57

Ronald Koeman e ka lartësuar Marc-Andre ter Stegenin për pritjen vendimtare që e bëri në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Elches të dielën në La Liga, duke thënë se klubi është me fat që e ka një portier cilësor siç është ai.

Gjiganti katalonas po fitonte 1:0 falë golit të Frenkie de Jong kur Ter Stegen ia mohoi golin sulmuesit të Elches Emiliano Rigoni në fillim të pjesës së dytë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barça e siguroi fitoren falë golit të Riqui Puig në çastet e fundit të ndeshjes, por Koeman e nënvizoi kontributin e portierit gjerman për tri pikët e fituara nga skuadra e tij në këtë ndeshje.

“Ata nuk kishin raste, e patëm vetëm një mundësi dhe atë falë gabimit tonë”, tha Koeman pas ndeshjes.

“Por Ter Stegen ishte shumë i mirë në rastin një kundër një. Jemi me fat që e kemi një portier të mirë, sepse Elche ka mundur ta barazonte rezultatin aty”, shtoi ai.

Barcelona u ngjit në pozitën e tretë me 37 pikë, shtatë më pak se lideri Atletico Madrid – i cili i ka edhe dy ndeshje në dispozicion – dhe tri më pak se Real Madridi. /Gazeta Express/