Makina përplas gruan në Vlorë, dërgohet në spital me urgjencë - Gazeta Express
string(60) "makina-perplas-gruan-ne-vlore-dergohet-ne-spital-me-urgjence"

Makina përplas gruan në Vlorë, dërgohet në spital me urgjencë

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2021 21:51

 Një grua është plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se këmbësorja është përplasur nga një mjet dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi ka pësuar fraktura në trup.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen shkaqeve të aksidentit në rrugën transballkanike në Vlorë këtë mbrëmje

Lexo Edhe:

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.