Sonte në “Për’puthen” do të futen konkurrentë të rinj.
Sipas disa postimeve në rrjetet sociale, njëri nga djemtë e rinj që do të hyjnë është Rinian Leka, i cili ka origjinë shqiptare, por se jeton në Bolonja të Italisë.
Ajo që është vërejtur është se disa nga konkurrentët e “Për’puthen” në rrjetin social Instagram e ndjekin atë, si Melisa, Atdheu, Andi dhe Elvisi.
Përveç Rinianit, në emision do të hyjë edhe Antonela Berisha, e cila ka origjinë nga Shkodra, por se jeton në Milano të Italisë.
Antonela është dizajnere mode, por ajo që është vërejtur është se disa nga djemtë e “Për’puthen” në rrjetin social Instagram e ndjekin atë.
Ndërkaq, nga “Për’puthen” sonte pritet të largohet çifti i parë, Tea dhe Andi, të cilët do të vazhdojnë njohjen jashtë emisionit./Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...