Bardhi: Përgjimet “Ndraghetas, provuan edhe njëher bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me mafian - Gazeta Express
string(91) "bardhi-pergjimet-ndraghetas-provuan-edhe-njeher-bashkepunimin-e-rames-dhe-veliajt-me-mafian"

Bardhi: Përgjimet “Ndraghetas, provuan edhe njëher bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me mafian

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 18:04

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me Përgjimet e “Ndraghetas”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një reagim në Facebook shkruan se shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta, Erion Veliaj duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera Bardhi thekson se edhe një herë përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!”, shkruan Bardhi.