Janë rikthyer reshjet e borës në juglindje të vendit, më konkretisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
Ndërkohë sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës janë intensive ndërsa trashësia ka shkuar deri më 6 cm.
Problem mbetet kilometri i 8 deri në kilometrin 14, ndërsa në terren ndodhen 2 borëpastruese.
Nga sektori i qarkullimit rrugor u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, te cilët do t’i drejtohen fshatrave turistike, të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë.
Ndërsa përsa i përket qytetit prej mëngjesit të sotëm ka pasur dhe vijon të ketë reshje shiu.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...