Vazhdojnë lajmet e këqija për Realin, lëndohet ylli i skuadrës - Gazeta Express
string(61) "vazhdojne-lajmet-e-keqija-per-realin-lendohet-ylli-i-skuadres"

Futboll

Gazeta Express

22/01/2021 14:01

Vazhdojnë lajmet e këqija për Realin, lëndohet ylli i skuadrës

Futboll

Gazeta Express

22/01/2021 14:01

Para pak minutave Real Madridi konfirmoi se trajneri, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe rrjedhimisht do t’i mungojë skuadrës në të paktën dy javët e ardhshme.

Por, lajmet e këqija për Realin sot nuk mbarojnë me kaq. Marca po raporton se mesfushori, Fede Valverde është lënduar, përcjell Gazeta Express.

” Pas testimeve të kryera sot në lojtarin tonë, Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore, ai është diagnostikuar me dëmtim të muskujve në këmbën e djathtë” – thuhej në raportin mjekësor të “Los Blancos”.

Mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë 22-vjeçari uruguaian. /Gazeta Express/