string(69) "sondazhi-diferenca-shume-e-ngushte-kush-i-fiton-zgjedhjet-me-25-prill"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2021 22:42

Sondazhi: Diferenca shumë e ngushtë, kush i fiton zgjedhjet më 25 prill ?

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2021 22:42

Në zgjedhjet e 25 prillit opozita e bashkuar dhe Partia Socialiste do të jenë në një garë të fortë, sipas një sondazhi në Euronews Albania, i kryer në bashkëpunim me kompaninë MRB.

Përtej kësaj nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste.

Opozita e Bashkuar do të merrte 42.7% të elektoratit, ndërsa Partia Socialiste do të merrte 44% të votave. Të pavendosurit janë në masën 7.4%, ndërsa ata që nuk do të votojnë përllogariten në masën 4.6%.

Megjithatë, sondazhi zbuloi se prirja e votës shkon drejt PS (41.8%), pasuar nga PD me 28.2% të votave, një hendek ky prej 13.6% të elektoratit.

LSI vazhdon të jetë sipas projektimit forcë e tretë me 10.3% të votave, pasuar nga PDIU me 1.5%.

Nga të dhënat e sondazhit, baza e këtyre partive që ka votuar për to në vitin 2017, do të votonte sërish në një përqindje të lartë, rreth 90% për PS dhe PD. Votuesit e LSI në 2017, duket se e kanë zbehur besnikërinë katër vite më pas, sepse do ta mbështesnin vetëm në masë 63.2%.

Pjesëmarrja është faktor kyç në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Të pyetur në lidhje me vendosmërinë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit 63.2 % shprehen shumë të sigurtë që do të dalin në votime, 25.4 % të sigurtë, 5% jo të sigurtë, 6 % aspak të sigurtë, ndërsa 0.3% nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Pavarësisht se në cilin kamp do ta hedhin votën, shumica e shqiptarëve të pyetur nga sondazhi mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS (49.1%).

Një masë më e vogël prej 29.6% besojnë se do të fitohen nga PD, 10.9% nga LSI ndërsa 9.7% deklarojnë se nuk do të votojnë.



Metodologjia

3 muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonik, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.

Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampione të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.

Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.