Së paku 13 të vrarë nga shpërthimi i dyfishtë në Bagdad - Gazeta Express
string(55) "se-paku-13-te-vrare-nga-shperthimi-i-dyfishte-ne-bagdad"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2021 11:05

Së paku 13 të vrarë nga shpërthimi i dyfishtë në Bagdad

Lajme

Gazeta Express

21/01/2021 11:05

Të paktën 13 persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan të enjten në Bagdad të Irakut nga një shpërthim i dyfishtë që ndodhi në këtë qytet.

Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin irakian në vitet e fundit. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë akoma për sulmin vdekjeprurës.

Shpërthimet vetëvrasëse kanë qenë të rralla në kryeqytetin irakian që nga mposhtja e ISIS-it në vitin 2017. Sulmi i fundit i këtij lloji kishte ndodhur në janar të vitit 2018, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ushtria irakiane tha se dy sulmues të veshur me jelekë shpërthyes i aktivizuan bombat në mesin e njerëzve në një treg të ngarkuar në Sheshin Tayaran në pjesën qendrore të Bagdadit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i tha agjencisë Reuters se numri i të vdekurve është së paku 13, duke shtuar se shifra pritet të rritet për shkak se disa nga personat e lënduar janë në gjendje kritike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement