Një person ka grabitur 50 euro nga një punëtore në një market në Prishtinë duke e kërcënuar me thikë.
Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:30 është marrë informata se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehte nga një person i dyshuar, i cili i ka kërkuar nga ajo 50 euro dhe të njëjtat i ka marrë”, ka thënë Borovci.
Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...