Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Arbërisë dhe ekipit rus, Akhmat Grozny. Rusët shënuan fitore me rezultat 3:1.
Golat për Akhmat Groznyn i realizuan Iljin, Shvets dhe Kadyros, shkruan Gazeta Express.
Për Arbërinë realizoi Dior Zabërgja në minutën e 68-të, kurse paraprakisht Almir Kryeziu e kishte humbur penalltinë.
Për Akhmat Groznyn luajti edhe futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha.
Kjo ndeshje u zhvillua në Turqi, atje ku ekipi lipjanas po kryen fazën përgatitore, ndërsa u lejua edhe një numër i limituar i tifozëve.
Ndeshja u zhvillua në formatin tri herë nga 30 minuta. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...