Gazetarja 71 vjeçe nominohet për çmimin prestigjioz për të drejtat e njeriut - Gazeta Express
string(76) "gazetarja-71-vjece-nominohet-per-cmimin-prestigjioz-per-te-drejtat-e-njeriut"

Gazetarja 71 vjeçe nominohet për çmimin prestigjioz për të drejtat e njeriut

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 9:38

Një gazetare 71 vjeçe nga Turkmenistani është përfshirë në mesin e tre finalistëve për një çmim prestigjioz për të drejtat e njeriut për raportimin e saj nga shteti i lindjes, që është një ndër vendet më shtypëse në botë.

Zyrtarët e Çmimit “Martin Ennals” për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë thanë të hënën se zonja Soltan Achilova i dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut dhe problemet sociale që i prekin turkmenët dhe jetën e tyre të përditshme.

Lexo Edhe:

Juria e përbërë nga 10 grupe të aktivistëve, përfshirë organizatën “Amnesty International”, e njohën punën e Achilovës në një shtet ku, sipas kësaj jurie, liria e të shprehurit nuk ekziston dhe ku gazetarët e pavarur punojnë duke e bartur vetë rrezikun, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

“Pavarësisht mjedisit shtypës dhe vështirësive personale, ajo është një nga reporterët e paktë në vend që guxon në nënshkruajë artikuj të pavarur”, thuhet në deklaratën e jurisë.

Achilova është kontribuuese në faqen e pavarur të lajmeve me bazë në Vjenë, “Khronika Turkmenistana” (“Kronikat e Turkmenistanit”), e cilat merret më shumë me lajmet dhe zhvillimet në Turkmenistan. Në të kaluarën, ajo ka punuar edhe për Radion “Evropa e Lirë”.

Kjo gazetare ka qenë cak i përndjekjes dhe shtypjes nga autoritetet shtetërore, të cilat nuk e tolerojnë gazetarinë e pavarur. Ajo është ndaluar nga policia dhe është sulmuar fizikisht nga zyrtarët, bandat dhe sulmues të tjerë të paidentifikuar, ndërsa edhe të afërmit e saj janë përballur me trysni nga autoritetet.

Dy të nominuarit tjerë për këtë çmim janë mbrojtësja saudite e të drejtave të grave, Loujain Al-Hathloul, dhe avokati e aktivisti kinez për të drejtat e njeriut, Yu Wensheng. Të dy këta persona aktualisht ndodhen në burg për punën që kanë bërë.

Ceremonia e ndarjes së çmimit prestigjioz do të ndahet përmes një organizimi online më 11 shkurt.