Si rrallëherë, Xhemi Shehu publikon foton plot dashuri me bashkëshortin - Gazeta Express
string(70) "si-rrallehere-xhemi-shehu-publikon-foton-plot-dashuri-me-bashkeshortin"

Rozë

Gazeta Express

18/01/2021 10:16

Si rrallëherë, Xhemi Shehu publikon foton plot dashuri me bashkëshortin

Rozë

Gazeta Express

18/01/2021 10:16

Xhemi Shehu është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo preferon që ta mbajë atë sa më larg syrit kurioz të publikut.

Madje të gjithë jemi dëshmitarë se si Xhemi ka preferuar që bashkëshortin e saj ta mbajë sekret dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të.

Lexo Edhe:

Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike. Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here foto të Xhemit me dy djemtë, të cilët i ngjasojnë shumë mamasë së tyre, por jo të partnerit.

Në muajin tetor, ajo e ka bërë “zemrën gur”, duke ndarë në Instastory një foto nga larg të bashkëshortit. Ai shfaqej duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijonin së bashku kohën e familjes.

Një përjashtim ajo e ka bërë edhe sot, duke postuar sërish një foto ku nuk duket portreti i tij. Siç e kemi parë në rrjetet sociale bukuroshja bjonde ndodhet në Korçë, ku po shijon borën e parë të këtij viti.

E me atë rast, e gjendur në një atmosferë të bukur, Xhemi na ka qerasur me një foto të saj dhe partnerit. Ata shihen duke bërë një selfie dhe janë me kurrizë, e si duket dikush i ka fotografuar. Ervisi shihet se ka përqafuar Xhemin teksa në foto duket edhe pamja nga Katedralja e Korçës.

Ndonëse jo me portret dhe pa asnjë mbishkrim, e pranojmë se kjo foto është kaq e bukur dhe transmeton shumë dashuri.

Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.