Fitorja e fundit e Interit ndaj Juventusit daton që nga viti 2016 - Gazeta Express
string(65) "fitorja-e-fundit-e-interit-ndaj-juventusit-daton-qe-nga-viti-2016"

Fitorja e fundit e Interit ndaj Juventusit daton që nga viti 2016

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 11:40

Me fillim nga ora 20:45, në program do të jetë derbi i madh në Serie A. Interi e pret Juventusin në “Giuseppe Meazza”.

Fitorja është “jetike” për të dy klubet, të cilat po garojnë për titull, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Interi momentalisht gjendet më mirë se Juventusi në tabelë, teksa ka 37 pikë, tri më shumë se “Zonja e Vjetër”.

Statistikë interesante është ajo që Interi nuk ka shënuar fitore ndaj Juventusit prej shtatorit të vitit 2016.

Atëbotë, Interi triumfoi 2:1 ndaj Juventusit, ndërsa trajner i “Nerazzurëve” ishte Frank De Boer.

Në shtatë përballjet e fundit në Serie A, Juventusi ka regjistruar katër fitore dhe tri barazime, ndërsa Interi nuk e ka shijuar më fitoren. /Gazeta Express/