6 ditë pas mbërritjes së dozave të para të Pfizer, Rama tregon numrin e mjekëve të vaksinuar - Gazeta Express
string(91) "6-dite-pas-mberritjes-se-dozave-te-para-te-pfizer-rama-tregon-numrin-e-mjekeve-te-vaksinuar"

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 10:40

6 ditë pas mbërritjes së dozave të para të Pfizer, Rama tregon numrin e mjekëve të vaksinuar

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 10:40

Në 6 ditët e para të vaksinimit kundër koronavirusit në Shqipëri kryeministri Rama ka treguar se dozën e kanë marrë 369 mjekë dhe infermierë, ndërsa në ditët në vijim, do të rrisim gradualisht ritmin.

“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. 

Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit” shkruan Edi Rama, teksa postimin e shoqëron me pamjet nga procesi i vaksinimit në stadiumin “Air Albania”.