Basha për reagimin e ashpër të ambasadës franceze: E turpshme si Tirja e qeverisë sulmon BE - Gazeta Express
string(90) "basha-per-reagimin-e-ashper-te-ambasades-franceze-e-turpshme-si-tirja-e-qeverise-sulmon-be"

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 17:47

Basha për reagimin e ashpër të ambasadës franceze: E turpshme si Tirja e qeverisë sulmon BE

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 17:47

Pas reagimit të ashpër nga ambasada franceze në Shqipëri ndaj akuzave të kryeministrit Rama se Franca nuk po shpërndante vaksinat, duke i kujtuar kryeministrit shqiptar se BE është donatori më i madh në vend me 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm, ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha.

Basha i quan të turpshme akuzat e Ramës ndaj Bashkimit Europian.

Ai shprehet se nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë dhe që u ka ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.