Ambasada Franceze i përgjigjet ashpër Ramës për vaksinën: S’mund të sulmosh me emër një vend mik dhe aleat - Gazeta Express
string(104) "ambasada-franceze-i-pergjigjet-ashper-rames-per-vaksinen-smund-te-sulmosh-me-emer-nje-vend-mik-dhe-aleat"

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 12:35

Ambasada Franceze i përgjigjet ashpër Ramës për vaksinën: S’mund të sulmosh me emër një vend mik dhe aleat

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 12:35

Ambasada Franceze në Shqipëri i është përgjigjur ashpër akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka sulmuar vazhdimisht vendet e Bashkimit Evropian, për çështjen e vaksinave.

Ambasada është ndalur tek deklarata e kryeministrit në Open, i cili tha se BE u tregua egoiste dhe cinike, në shpërndarjen e vaksinave.

Në një deklaratë urgjente për mediat, Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro.

Më tej, mohon që Franca të ketë stok vaksinash, dhe thotë se nuk është e përshtatshme për një kryeministër të sulmojë hapur një vend mik dhe aleat si Franca.