Amir Rrahmani luajti sonte për herë të parë me Napolin për 90 minuta
Ai pati një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me një notë të lartë për paraqitjen e tij, sipas sofascore me 7.2.
E pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i kapitenit të dytë të Kombëtares se Kosovës.
“Të vazhdojmë kështu”, ka shkruar në italisht mbrojtësi kosovar.
Rrahmani vikendin e kaluar debutoi për herë të parë edhe në Serie A por ishte larguar në pjesën e dytë të ndeshjes pas një gabimi që bëri në pjesën e parë, gabim që bëri që Udinese ta barazoi rezultatin.
Ai ishte zëvendësuar pas përfundimit të pjesës së parë.
Sonte ai luajti 90 minuta dhe ishte një ndeshje e mirë e kosovarit, madje goli i tretë erdhi pas devijimit të një goditje me kokë të Rrahmanit nga i cili devijim shënoi Petagna golin e fitores. /GazetaExpress/
Avanti cosi ???
Posted by Amir Rrahmani on Wednesday, January 13, 2021
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...