Haradinaj shprehet edhe një herë i gatshëm të bëhet president: Jemi gardian të çështjeve me interes kombëtar - Gazeta Express
string(107) "haradinaj-shprehet-edhe-nje-here-i-gatshem-te-behet-president-jemi-gardian-te-ceshtjeve-me-interes-kombetar"

Haradinaj shprehet edhe një herë i gatshëm të bëhet president: Jemi gardian të çështjeve me interes kombëtar

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 13:13

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë e partisë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj para gazetarëve ka thënë se Aleanca është duke hyrë në zgjedhje më e përgatitur se asnjëherë më parë.

Lexo Edhe:

“Aleanca në këto zgjedhje hynë e përgatitur më shumë se kurrë më parë. Në program kemi edhe fondin e rimëkëmbjes prej 1 miliard euro, jemi në proces me e përmbyll listën për parlament të Kosovës”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se çelësi i këtyre zgjedhjeve është çështja e presidentit.

“Jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet janë ndryshe, çelësi i tyre është zgjedhja e presidentit, e dimë që vendi shkon në zgjedhje nëse dështojmë këtu. Kemi marrë përgjegjësi me qenë edhe gardian i të gjitha çështjeve për interes kombëtar, e me siguri anëtarësimin në NATO”, ka thënë ai.

Kreu i AAK-së ka folur edhe për mërgatën, duke thënë se e kanë në fokus çështjen e diasporës.

“Jo vetëm sot po ne jemi një, Kosova dhe mërgata. Aleanca i ka këta njerëz me vete i kam dy kolege që e kanë fokus çështjen e diasporës. Arbnora Hasani është nga rrethina e Mitrovicës është kandidate nga diaspora me përvoja menaxheriale që do të përfaqësojë mërgatën si kandidate për deputete në këto zgjedhje. Do të përkrahim reformën zgjedhore për vende të rezervuara për diasporën”, ka thënë ai./GazetaExpress/