Pak pas martesës, Gjykata 'trondit' Fjolla Morinën dhe burrin e saj - Gazeta Express
string(64) "pak-pas-marteses-gjykata-trondit-fjolla-morinen-dhe-burrin-e-saj"

Rozë

Gazeta Express

09/01/2021 15:09

Pak pas martesës, Gjykata ‘trondit’ Fjolla Morinën dhe burrin e saj

Rozë

Gazeta Express

09/01/2021 15:09

Akuza për këngëtaren Fjolla Morina, ka ndryshuar nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.

“Abc News” raporton se këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Kujtojmë që më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Ndërsa në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement