Anthony Hopkins feston 45 vite pa alkool - Gazeta Express
string(40) "anthony-hopkins-feston-45-vite-pa-alkool"

Anthony Hopkins feston 45 vite pa alkool

Rozë

Gazeta Express

05/01/2021 14:18

Anthony Hopkins festoi në rrjetet sociale 45 vitet e tij esëll. Aktori i famshëm ka folur gjithmonë për problemet e tij të mëdha me pijen, duke u shprehur se ishte në prag të shkatërrimit nga alkooli.

Me anë të një videoje, ai ka dashur që t’i japë forcë të gjithë atyre që vuajnë nga kjo varësi.

Lexo Edhe:

“Mos u dorëzoni, duroni. Tregohuni të fortë dhe forca të mëdha do t’ju ndihmojnë në luftën tuaj”.

Më tej, Hopkins tregoi eksperiencën personale.

“Unë po shkatërrohesha. Po pija pa pushim, isha duke vdekur. Dikush më pyeti nëse doja të jetoja apo të vdisja. I thashë që doja të jetoja dhe papritur u lehtësova. Jeta ime ishte e pabesueshme që nga ajo ditë”.