Sulmuesit e veshur si infermierë e vrasin në spital një të plagosur nga sulmi i mëhershëm - Gazeta Express
string(89) "sulmuesit-e-veshur-si-infermiere-e-vrasin-ne-spital-nje-te-plagosur-nga-sulmi-i-mehershem"

Lajme

Gazeta Express

01/01/2021 11:05

Sulmuesit e veshur si infermierë e vrasin në spital një të plagosur nga sulmi i mëhershëm

Lajme

Gazeta Express

01/01/2021 11:05

Një pacient që po trajtohej në një spital të Meksikës për plagën e shkaktuar nga plumbi është vrarë nga sulmuesit që ishin veshur si infermierë.

Hector Ramirez, 36 vjeç, po trajtohej në një spital të qytezës Ciudad Juarez, kur personat e armatosur u futën në dhomën e tij dhe e qëlluan me plumb në kokë të martën në mëngjes, thanë autoritetet.

Prokurori i përgjithshëm i rajonit Chihuahua, Jorge Nava, tha se zyra e tij është duke i analizuar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy persona duke hyrë në spitalin e Institutit Meksikan për Shërbime Sociale rreth orës 8 të mëngjesit.

Një person i tretë ka qëndruar jashtë ndërtesës së spitalit për ta përcjellur situatën, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesit u larguan me një veturë të tipit SUV, ndërsa stafi i spitalit u mundua t’i shpëtonte rrezikut.

Prokurori Nava tha se Ramirez ka qenë duke qëndruar në spital nga 17 dhjetori pasi ishte plagosur në një sulm me armë në Ciudad Juarez.

Personi i vrarë ishte në kërkim nga policia prej vitit 2013, por nuk dihet se për çfarë akuzash. Autoritetet nuk treguan për motivin e mundshëm të vrasjes së tij dhe nuk njoftuan për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë rast.