Ju kishte marrë malli për një Afërdita Dreshaj brune? - Gazeta Express
string(52) "ju-kishte-marre-malli-per-nje-aferdita-dreshaj-brune"

Rozë

Gazeta Express

24/12/2020 15:52

Ju kishte marrë malli për një Afërdita Dreshaj brune?

Rozë

Gazeta Express

24/12/2020 15:52

Ka vite që modelja e njohur Afërdita Dreshaj është bjonde.

Mirëpo ajo ka treguar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku ajo duket e gjitha brune.

Kujtojmë se Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, ndërsa lajmin e bukur të shtatzënisë e dha që në muajt e parë.

Çifti do të bëhet me djalë, përgatitjet për të cilin kanë nisur që tani.

Që prej fillimit të pritjes së ëmbël, Afërdita ka qenë kryefjala e mediave dhe fotot e saj në rrjet janë komentuar goxha shumë.

Kjo për arsye se këngëtarja nuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj.

Ndërkaq këngëtarja pranon se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë shtatzënisë dhe tregon se të gjithë habiten gjithashtu me energjinë që ka ajo edhe pse shtatzanë.