Gjatë fundjavës, Ariana Grande mori dhuratën më të veçantë për Krishtlindje nga i dashuri i saj, Dalton Gomez – një unazë fejese.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje në unazën e këngëtares, ishte perla.
Ndërsa fansat e vëmendshëm të Grande-s e kuptuan se ishte një detaj që Gomez ia shtoi unazës në mënyrë që partnerja e tij ta kishte si kujtim nga gjyshi i saj.
Gjyshi i Ariana-s, Frank Grande ndërroi jetë në vitin 2014. Disa muaj pasi ai ishte larguar nga jeta, Grande postoi një foto në Twitter të një unaze që gjyshja e saj krijoi për të.
“Nonna kishte bërë një unazë për mua me perlë nga spila e gjyshit. Ajo thotë se gjyshi i tha asaj në ëndërr se do të më mbronte. <3”, -shkroi ajo në atë kohë.

Mendohet se vlera e unazës shkon diku te 200-300 mijë dollarë.
Grande dhe Gomez u panë për herë të parë së bashku në shkurt dhe kanë qenë në karantinë së bashku. Ariana e konfirmoi se ata ishin bashkë, në videon “Stuck With U”, të publikuar më 8 maj.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...