Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Dr.Enver Hoxhaj, ka bërë disa gabime drejtshrimore në katër fjali në një status të publikuar në Facebook.
Gabimet drejtshkrimore në statusin e tij janë rreth formimit të mënyrës lidhore, përdorimit të apostrofit, përshtatjes së emrit dhe përemrit në numër, përshtatjes së emrit dhe foljes dhe rreth disa fjalëve të veçanta, shkruan Gazeta Express.
Këto gabime i vërejti gjuhëtari Nasuf Abdyli, i cili më parë ka shkruar edhe për gabimet drejtshkrimore të Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe për gabimet drejtshkrimore të Ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.