string(77) "agjencia-e-marketingut-kd-events-communications-feston-10-vjetorin-e-suksesit"

Lajme

Gazeta Express

18/12/2020 15:29

Agjencia e marketingut KD Events & Communications feston 10 vjetorin e suksesit

Lajme

Gazeta Express

18/12/2020 15:29

Agjencia e marketingut KD Events & Communications, e cila u themelua në vitin 2010, ka shënuar këto ditë 10 vjetorin jubilar të themelimit.  

Për këto 10 Vjet, KD Events & Communications është shquar për profesionalizëm dhe korrektësi – thjesht një kompani lojale dhe shumë bashkëpunuese me klientët e saj në çdo aspekt. 

“Besnikëri ndaj klientëve, shpejtësi dhe përkushtim ndaj detajeve. Përgjatë këtyre viteve punuam me motiv e guxim si dhe vullnet të pandalshëm në projekte për një dekade të suksesshme”, kështu e vlerëson themeluesi i kësaj kompanie Kushtrimi Demiri këtë “Dekadë të Artë” të KD Events & Communications. 

Përveç shërbimeve klasike të marketingut, KD Events & Communications  është përfshirë edhe në shumë aktivitete publike për art, kulturë dhe sport me vetiniciativa, gjithmonë në te mirën e qytetarëve. 

“Risi dhe inovacione – të parët në treg për fushën e eventeve”, kjo është motoja e Kushtrim Demirit.