Habia nuk mbaron këtu. Ky libër paraqet vetëm pjesën e parë të veprimtarisë së tij.
Pas librit që u shkrua për ish-presidentin Hashim Thaçi, dikush i ka kushtuar një libër edhe Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, raporton Express.
Bëhet fjalë për autorin Hysen Ibrahimi, i cili ka shkruar një libër me titull “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021”.
Ky është vetëm vëllimi i parë këtij libri, meqenëse duket se autori po planifikon ta botojë edhe pjesën e dytë.
E ajo çfarë shkruhet në këtë libër duket se i ka pëlqyer edhe vetë Bahtirit, meqenëse ka ndarë disa foto nga kopertina e këtij libri në llogarinë e tij në Facebook. /Express