Vdes gazetari i njohur kosovar - Gazeta Express
string(32) "vdes-gazetari-i-njohur-kosovar-2"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2020 8:23

Vdes gazetari i njohur kosovar

Lajme

Gazeta Express

16/12/2020 8:23

Ka ndërruar jetë gazetari kosovar, Avni Shabani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, raporton Gazeta Express.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri.

“Lamtumirë, bashkëqytetar i dalluar!  Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij fisnik”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement