Pandemia Covid 19, më shumë se asnjëherë më parë i ka bërë njerëzit të kuptojnë se ambienti familjar, është gjëja më e rëndësishme për ta. Në momentin kur bota u izolua njerëzit e panë se banesat dhe shtëpitë e tyre janë lënë pas dore. Apo interieri i tyre është amortizuar.
Krejt kjo ka ndikuar që qytetarët t’i kthehen investimeve nëpër shtëpitë e tyre. Ardian Sylejmani, pronar i kompanise NOTAbrillant – biznesi për perde e tepihë, shpjegon se gjatë pandemisë qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e ambientit të bukur dhe rehatshëm në shtëpi dhe prandaj tash kanë filluar të investojnë më shumë.
Ai thotë se ka filluar të vërehet në biznesin e tij rritja e kërkesës së qytetarëve për gjëra më cilësore.
“Ka një interesim të madh të qytetarëve tanë per produktet tona si tepihë e perde, dhe shihet se ata janë më të përkushtuar për të pasur një ambient të bukur në shtepite e tyre”, tha Sylejmani.
Ai edhe ndjehet mirë qe në kohë pandemie ka arritur t’iu sigurojë kosovarëve koleksionin e fundit dhe dizajnet më të mira dhe ekzluzive të tepihëve dhe perdeve.
“Sivjet, e kemi pasuruar apo furnizuar ende më shume biznesin tonë duke sjellë modelet dhe dizajnet më të reja në botë”, thotë biznesmeni Sylejmani.
Aktualisht, tregon që është koncentruar me investimet në qytetin e tij të lindjes në Gjilan. Është duke ndërtuar një prej qendrave më të mëdha për tepihe dhe perde.
“Jemi duke duke hapur qendrën më të avansuar në Ballkan për perde e tepihë dhe besoj se zgjidhjet për tepihë e perde do t’jenë te pafundme”.
Ndjenë satisfaksion që me punën dhe veprimtarinë e tij po iu mundëson kosovarëve të kenë zgjedhjet e pafundme për të rregulluar ambientet e tyre familjare.