Sara Hoxha ndan me ndjekësit momente me Ledrin të papublikuara më parë - Gazeta Express
string(70) "sara-hoxha-ndan-me-ndjekesit-momente-me-ledrin-te-papublikuara-me-pare"

Rozë

Gazeta Express

11/12/2020 12:45

Sara Hoxha ndan me ndjekësit momente me Ledrin të papublikuara më parë

Rozë

Gazeta Express

11/12/2020 12:45

Sara Hoxha dhe Ledri Vula si duket janë kthyer në çiftin më të përfolur të momentit. Kjo pasi që çifti tanimë po presin edhe një fëmijë, vetëm pak ditë ndajnë çiftin për t’u bërë prindër për herët të parë.

Këtë e kanë treguar edhe vetë ata duke theksuar vazhdimisht se ata dita-ditës presin që kjo gjë të ndodh.

Ndërkaq pasi janë duke pritur me padurim këtë gjë, Sara është bërë shumë nostalgjike së fundmi.

Ajo ka postuar ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram disa momente me Ledrin që nuk i kishte postuar më parë.

Ajo postoi një foto ku duket bashkë me Ledrin pikërisht në vendin e njejtë ku Ledri kishte zyrtarizuar lidhjen e tyre në atë kohë.

“Nostalgjikë, sepse përveçse të presim s’na ka mbetur asgjë tjetër për të bërë,” ka shkruar Sara përkrahë fotos.

Ndërkaq ajo ka postuar edhe një video në Instastory, e veshur me një fustan të bardhë e shumë të ngushtë, aq të ngushtë saqë nuk mund të ecte.

“Jo nuk e kisha aspak të ngushtë fustanin!”- ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Sara dhe Ledri janë vendosur tanimë në Gjermani por se a do të kthehen prap në Kosovë kjo ende nuk ndihet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement