'PërPuthen' pyeti ndjekësit se a duhet të përjashtohet Ana, habit rezultati i sondazhit - Gazeta Express
string(84) "perputhen-pyeti-ndjekesit-se-a-duhet-te-perjashtohet-ana-habit-rezultati-i-sondazhit"

Rozë

Gazeta Express

11/12/2020 10:24

‘PërPuthen’ pyeti ndjekësit se a duhet të përjashtohet Ana, habit rezultati i sondazhit

Rozë

Gazeta Express

11/12/2020 10:24

Ana e emisionit “PërPuthen” ka folur pas publikimit të fotografisë së Arjonit dhe të saj nëpër rrjetet sociale.

Përdorues të shumtë kane ndarë në rrjet një foto ku shfaqet Arjoni i shtrirë në shtrat me një vajzë, për të cilën pretendohet se është Ana e parë. Sipas përdoruesve, fotot janë publikuar nga vetë Arjoni. Këto pamje, bien ndesh me rregullat e emisionit, i cili ndalon qartë takimet jashtë studios.

Ndërsa, Ana në sqarimin për produksionin me lot në sy ka uruar që kushdo që është i përfshirë në publikimin e fotografisë, përfshirë edhe Arjonin ta përjetojë vuajtjen ashtu si familja e saj. 

Produksioni ka krijuar një sondazh se a duhet të përjashtohet Ana nga emisioni ‘PërPuthen’.

Deri tani 164 mijë e 404 votues i thanë JO largimit të Anës, anipse ajo i ka thyer rregullat e emisionit, ndërsa 39 mijë e 33 votues menduan se Ana duhet të përjashtohet nga emisioni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement