Laureatët e Çmimit Nobel nderohen në mungesë - Gazeta Express
string(44) "laureatet-e-cmimit-nobel-nderohen-ne-mungese"

Laureatët e Çmimit Nobel nderohen në mungesë

Arte

Gazeta Express

10/12/2020 15:00

Laureatët e Çmimit Nobel për vitin 2020 do të nderohen në mungesë më 10 dhjetor, përmes disa ceremonive që këtë vit organizohen ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit

Përhapja e këtij virusi ka shtyrë zyrtarët e Nobelit që të anulojnë festat vjetore në Oslo, ku prezantohet Çmimi vjetor i Nobelit dhe në Stokholm ku ndahen çmimet për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi.

Lexo Edhe:

Organizata Botërore për Ushqim pritet të pranojë Çmimin Nobel për Paqe në një ceremoni në Romë.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara është shpërblyer nga Komiteti Norvegjez i Nobelit për “përpjekjet për të parandaluar shfrytëzimin e urisë si armë për luftë dhe konflikt”.

Në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë, udhëheqësja e Komitetit Norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, do të mbajë një fjalim online nga Instituti i Nobelit.

Më vonë gjatë ditës, në kryeqytetin suedez, do të transmetohet një ceremoni përmes televizionit, në të cilën do të publikohen disa klipe që shfaqin laureatët duke pranuar çmimet nëpër vendlindjet e tyre.

Kjo është hera e parë nga Lufta e Dytë Botërore që anulohen festimet në Stokholm.

Përndryshe, fituesit e çmimeve Nobel janë bërë publikë në muajin tetor.

Çmimet tradicionalisht prezantohen më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së themeluesit të këtij çmimi, Alfred Nobel.

Nobel, shkencëtar suedez dhe filantrop ka vdekur më 1896./REL