Ndryshime në oraret e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Italisë, çfarë do ndodhë 4 ditët në vazhdim - Gazeta Express
string(101) "ndryshime-ne-oraret-e-trageteve-nga-porti-i-durresit-drejt-italise-cfare-do-ndodhe-4-ditet-ne-vazhdim"

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2020 14:26

Ndryshime në oraret e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Italisë, çfarë do ndodhë 4 ditët në vazhdim

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2020 14:26

Autoritetet e Portit të Durrësit kanë bërë njoftimin se të gjitha udhëtimet e ditës së sotme janë anuluar. Ky vendim sipas tyre vjen pasi në Itali data 08 dhjetor është festë zyrtare. Ndërkohë, lëvizjet e tjera me traget Bari-Durrës dhe anasjelltas janë të lejuara.

“Njoftohen të gjithë pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë nga Porti i Durrësit drejtë Italisë(anasjelltas) se:

Në datat  7, 8 dhe 9 dhjetor 2020, ka ndryshime të grafikut  të trageteve Durrës-Bari-Durrës (pasi në Itali dt.08.12.2020 është festë zyrtare). 

Me poshtë vijon grafiku i ndryshuar për ditët e lartpërmendura:

E hënë  dt. 07.12.2020:

– Durrës-Bari (Aurelia), anulohet .

– Bari-Durres (Francesca), anulohet.

E  martë,  dt. 08.12.2020:

– Durrës-Bari (Aurelia) nisja ora 22.00.

– Durrës-Ankona (Claudia) mberritja  ora 11.00,  nisja ora 19.00.

E mërkurë,  dt. 09.12.2020

– Durrës-Bari (Francesca) mberritja ora 08.00, nisja ora 22.00.

E enjte,  dt.10.12.2020:

– Durrës-Bari (Aurrelia) mbërritja ora 08.00, nisja ora 22.00.

E premte dt.11.12.2020:.

– Durrës-Bari (Francesca) mberritja  ora 08.00,  nisja ora 22.00.

– Durrës-Ankona (Claudia) mberritja ora 10.00,  nisja ora 17.00”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement