Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro - Gazeta Express
string(36) "lista-serbe-gjobitet-me-20-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2020 13:28

Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

07/12/2020 13:28

Lista serbe është gjobitur me 20 mijë euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore më 29 nëntor, kur mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Express.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), thotë në vendim e publikuar në web-faqen e tyre në internet se subjekti politik serb obligohet që këtë gjobë ta paguajë brenda 15 ditëve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq bashkë me deputetin e këtij subjekti politik, Igor Simiq përmes një konference për media, kishin thyer heshtjen zgjedhore, duke kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të dilnin në mënyrë sa më masive në zgjedhje e ta votonin kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

Për këtë veprim të Listës Serbe, ankesën në PZAP e kishte paraqitur Lëvizja Vetëvendosje. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement