Lëkundjet e tërmetit në vend, IGJEUM nxjerr të dhënat - Gazeta Express
string(52) "lekundjet-e-termetit-ne-vend-igjeum-nxjerr-te-dhenat"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2020 9:28

Lëkundjet e tërmetit në vend, IGJEUM nxjerr të dhënat

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2020 9:28

Shqipëria nuk gjen qetësi nga termetet, pasi ditën e sotme është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter. Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detajet për lëkundjet e tërmetit sot në vend. Fillimisht u raportua se epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik me magnitudë 5 të shkallës Rihter, 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi.

IGJEUM bën me dije se tërmeti ka qenë me madhësi 4.1. Sipas IGJEUM tërmeti ka si epiqendër 2 km në veri të Ishmit me një thellësi 2 km, ndërsa thekson se të dhënat janë paraprake.