Vijon kërkimi i autorit të atentatit të efektivit Xhulio Prela. FNSH dhe RENEA janë duke krehur zonën në kërkim të zbardhjes së këtij ekzekutimi të bërë mëngjesin e sotëm në fshatin Gajush.
Bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar në polici 15 të dyshuar apo persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Xhulio Prela u gjet pajetë në makinën e tij mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se ka qenë një plumb në zemër që i ka shkaktuar vdekjen.
Dyshimet kryesore të policisë janë se Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, por njëri prej tyre ka qenë fatali.
26-vjeçari ishte efektiv i FNSH-së së Shkodrës dhe studionte në Akademinë e Policisë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...