Është zbardhur skema e atentatit ndaj efektivit 26- vjeçar të FNSH në Shkodër. Referuar burimeve policore, ai bën me dije se Xhulio Prela rreth orës 02:20 ka qënë duke u kthyer nga Rinasi ku kishte përcjellë një të afërm.
Prela ishte vetëm në makinë në momentin që udhëtonte në autostradën Milot – Lezhë, në drejtim të Shkodrës. Në afërsi të një karburanti
Në këto momente i është afruar një mjet tjetër dhe e ka qëlluar nga distanca.
Mësohet se ndaj tij është qëlluar tre herë, por njëri nga plumbat e ka prekur. Plumbi ka qënë fatal pasi i ka prekur një nga arteriet kryesore duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
I riu pasi është qëlluar ka humbur edhe drejtimin e mjetit. Mjeti i tij ka përshkuar edhe 500 metra rrugë e më pas ka përfunduar në një kanal.
Pista kryesore ku po heton policia është një vrasje për shkak të detyrës.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...