Kelmendi flet për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Nuk u përfshi ajo që kam kërkuar me vjet - Gazeta Express
string(90) "kelmendi-flet-per-ligjin-per-rimekembje-ekonomike-nuk-u-perfshi-ajo-qe-kam-kerkuar-me-vjet"

Kelmendi flet për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Nuk u përfshi ajo që kam kërkuar me vjet

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 23:38

Ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. E quan të vonuar një gjë të tillë.

“Shpeshherë thuhet që ky ligj, ose është i majtë ose i djathtë, por unë po mendoj që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i drejtë. Nuk ka të bëjë me orientime politike, të majta ose të djathta por është i drejtë”, tha Kelmendi në emisionin DPT te Fidani

Lexo Edhe:

“Kjo është e vonuar sa i përket kohës së kaluar mirëpo është në kohën e duhur sa i përket kohës së ardhshme”, shtoi Kelmendi.

Por ka edhe kritika.

“Fatkeqësisht as në këtë rimëkëmbje nuk është përfshi ajo që unë kam luftuat me vite të tëra : Lirimi nga Dogana i të gjitha retromaterialeve, ambalazhimeve dhe pjesëve rezervë që janë të gjitha në funksion të prodhimtarisë së Kosovës. Të gjitha nuk janë futë”, tha Kelmendi.