Skuadrat i ndanë pikët, 0:0, në ndeshjen hapëse të xhiros së 16-të të Superligës. Ndeshjet tjera do të luhen nesër dhe pasnesër
Ndeshja hapëse e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Feronikelit është mbyllur pa fitues, shkruan Gazeta Express.
Bardhekaltrit kanë barazuar pa gola, 0:0 me ekipin e Gjelbër, në ndeshjen e zhvilluar sot në kryeqytet.
Në një ndeshje të plogësht, skuadrat nuk arritën të shënonin në portën kundërshtare.
Prishtinasit e humbën një penallti me Sabien Lilajn dhe mundësinë për t’i fituar tri pikë.
Gjuajtjen e futbollistit shqiptar e priti portieri Avdyli i mysafirëve në minutën e 14-të të ndeshjes.
Para lojës u përkujtuar ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani, i cili ndërroi jetë sot. /Gazeta Express/