"Krejt hajnat në Qeveri, ju Albinin po e merrni", Sejdiu tregon a është bërë pishman për fjalët drejtuar Policisë - Gazeta Express
string(109) "krejt-hajnat-ne-qeveri-ju-albinin-po-e-merrni-sejdiu-tregon-a-eshte-bere-pishman-per-fjalet-drejtuar-policise"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 9:59

“Krejt hajnat në Qeveri, ju Albinin po e merrni”, Sejdiu tregon a është bërë pishman për fjalët drejtuar Policisë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 9:59

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu duke u përplasur verbalisht me zyrtarë policorë, pas arrestimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, raporton Express.

E pas publkimit të kësaj video, një qytetar ka shkruar se Dardan Sejdiu do të jepte edhe para që ta fshinte këtë video.

Por, Sejdiu i është përgjigjur duke i thënë se mburret me këtë video, për faktin se ka protestuar kundër një padrejtësie që është bërë atë ditë.

“Në fakt mburrem me këtë video”, ka qenë përgjigja e Sejdiut.

Sejdiu në video dëgjohet duke iu thënë policëve që të kenë turp, meqenëse e kishin arrestuar Kurtin kur “hajnat ishin në Qeveri”.

“Krejt Qeverinë hajna e ki, e t’i del i mbron. Marre duhet me ju ardhë. Pa ba njeri send ilallah, t’u e mbrojt qet Republikë, ju e arrestoni Albin Kurtin. Me 28 Nëntor e keni gjetë me arrestu Albinin. Nuk ka kuptim me lidhë Albin Kurtin më 28 Nëntor”, dëgjohet duke thënë Sejdiu. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement