Shqiptarët kanë nevojë për heronj të paqes, përndryshe do të vegjetojmë - Gazeta Express
string(70) "shqiptaret-kane-nevoje-per-heronj-te-paqes-perndryshe-do-te-vegjetojme"

Shqiptarët kanë nevojë për heronj të paqes, përndryshe do të vegjetojmë

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

02/12/2020 17:40

LDK dhe PDK s’kanë lanë gurë pa rrokullisur për të na dëshmuar se Adem Jashari ishte anëtar, simpatizant i tyre. Të dy partitë ishin po thuajse tërë kohën në pushtet, as njëra e as tjetra që njëzet vjet nuk qenë në gjendje të ndanin një fond për rregullimin e kompleksit Adem Jashari. A gojët i kanë plot me Adem Jashari – sa herë u topitet tehu i folklorit patriotiko-popullist! Lëreni heronjtë të qetë, o burra – se as njerëz nuk mbetet

Shkruan: Jashar Etemaj

Popujt e civilizuar i nderojnë heronjtë. Popujt e civilizuar i respektojnë heronjtë. Popujt e civilizuar nuk vallëzojnë çyçek më këngët e heronjve – si ne nëpër dasma. Popujt e civilizuar nuk i përdorin si trampolina politike heronjtë. Fëmijët e heronjve e dinë se prindërit e tyre janë vra për liri e fisnikëri të përgjithshme, e jo për tenderë, siç mendojnë e veprojnë me tenderë disa fëmijë të heronjve tonë. Heronjtë e popujve të civilizuar nuk kanë pas ambicie politike – e kam fjalën për ata “heronj” të gjallë që kanë më shumë muskuj e më pak tru.

“Krye heroi” Enver Hoxha krijonte heronj, sipas tekeve–shpesh herë disa nga heronjtë shndërroheshin në tradhtarë brenda natës nga ai. Dhe ne i besonim – disa nga frika bënin se ka të drejtë diktatori.

Enver Hoxha në emër të partisë, Nako Spirron brenda natës e bënte tradhtarë e prapë hero.

Bretold Brecht, thoshte: I mjerë është ai vend që ka nevojë për heronj.

Ne duhet ti respektojmë heronjtë e luftës – duke iu ndërtuar shtëpitë si objekte përkujtimore, statuja të dinjitetshme. Heronjtë duhet përkujtuar në ditën çlirimit, si kudo në botën e civilizimit.

Herbert Spencer thoshte: Adhurimi i heroit është më i madh aty ku respekti për lirinë e individit është më i kufizuar.

Në Jugosllavin komuniste dhe në Shqipërinë me regjim totalitarë, prapanicën na e kanë pas shurdhuar me heronj! Na çliruan nga fashizmi e na okupuan me diktaturë komuniste.

As hero nuk të lejonin me u ba!

Për mendim ndryshe në emër të heronjve burgoseshe.

Në emër të shokut të Boris Vukmiroviqit, Ramiz Sadikut të zhdëpshin dajak – me pretekst se po na prishni bashkim vëllazërimin.

Edhe në Kosovën e pavarur heronjtë abuzohen për vota nga “heronjtë e gjallë”, partit e dala nga lufta sa herë kanë qenë në krizë, për tu ngritur si kartë Jokeri i kanë përdorur heronjtë – si ngjiteshin i harronin.

Si LDK-ë e PDK-ë s`kanë lanë gurë pa rrokullisur për të na dëshmuar se Adem Jashari ishte anëtarë, simpatizantë i tyre. Të dy partit ishin po thuajse tërë kohën në pushtet, as njëra e as tjetra që njëzet vjet nuk qenë në gjendje të ndanin një fond për rregullimin e kompleksit Adem Jashari.

A gojët i kanë plot me Adem Jashari – sa herë u topitet tehu i folklorit patriotiko-popullist!

Lëreni heronjtë të qetë, o burra – se as njerëz nuk mbetët.

Goethe ka thënë, parafrazim: Një njëri, nuk mundet tërë jetën të mbetët hero, po mundet të mbetet njeri.

Ne shqiptarët, nuk kemi nevojë për patriotizëm të fryrë folklorik – si ajo kënga folklorike “Millosheviç të qet buza tamel…e je gjeneral i ushtrisë së vdekur”. Fortë mirë e dimë kush e shndërroj Millosheviçin në gjeneral të ushtrisë së vdekur.

Në imagjinatën tonë folklorike, në luftë, Millosheviçin e mundëm! Përderisa, në realitet, në paqe Vuçuçi po na mund neve. Prandaj them: Kemi nevojë për heronj, heronj të paqes të cilët do e mundnin Serbin, Vuçiçin.