string(71) "fshehja-e-viktimave-kalo-ska-asnje-nderhyrje-per-ndryshimin-e-diagnozes"

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2020 12:41

“Fshehja e viktimave”, Kalo: S’ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2020 12:41

Komiteti Teknik i Ekspertëve siç edhe paralajmëroi zhvilloi ditën e sotme konferencën në lidhje me situatën e pandemisë së COVID-19.

Në deklaratën për mediat u bë me dije se brenda dhjetorit do të futen testimet e shpejta.

Ndërkohë mjeku infeksionit Tritan Kalo tha se duhet të qartësohet se nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo të shkakut të vdekjes. Problematikat që realizohen krijojnë një tymnajë mes qytetarëve dhe personelit mjekësor.

“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi nuk mund të them asgjë sepse drejtorinë  rajonale të shëndetit i dinë më mirë.  Por është përcaktuar se kur plotësohet një skedë vdekje janë arsyet përse i sëmuri vdes dhe nuk mund të krijohet një artificë si në diagnozën e pranimit ashtu edhe përfundimit.

Pra nuk mund të ketë falsifikim apo ndryshim. Por në terren të një të sëmuri me covid jo gjithmonë sëmundja bazë janë shkaku i vdekjes por edhe komplikime apo dëmtime të tjera. Në terren të këtyre të sëmurë zhvillohen edhe problematika që lidhen me sëmundjen bazë”, tha Kalo.

aaaaa