string(72) "denada-toce-vetevrasja-e-pacienteve-komunikimi-me-familjen-i-rendesishem"

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 13:30

Denada Toce: Vetëvrasja e pacientëve, komunikimi me familjen i rëndësishëm

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 13:30

Në një intervist për ABC psikologia e njohur Denata Toçe ka shprehur mendimin e saj si psikologe, mbi rastet e përsëritura të pacientëve të cilët të shtruar në spital kanë vendosur t’i japin fund jetës duke u hedhur nga dritaret ose ballkonet e spitalit.

Denada Toçe ndër të tjera ka theksuar se është e rëndësishme që sistemi ynë shëndetësor të ketë një protokoll të veçantë në lidhje me trajtimin e pacientëve që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, duke ju dhënë atyre një përkujdesje të shtuar.

Do të duhet që të ndiqet një protokoll specifik për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet përkatëse duhet që të kenë një protokoll të veçantë për këto persona pasi duke qenë se vetë situata është traumatike këto persona kanë më shumë nevojë për një përkujdesje të shtuar. Në asnjë vend tjetër nuk kemi dëgjuar se kemi vetëvrasje pacientësh Covid nga ambientet e spitalit, mendoj se ambiente tona spitalore nuk janë të përgatitura.

Një nga hapat e parë kur një pacient hospitalizohet duhet që një familjar të qëndrojë pranë pacientit, kur kjo nuk është e mundur sugjerohet që një i afërt të qëndrojë pranë të sëmurit. Komunikimi me familjarin një herë në ditë është i rëndësishëm, kontakti fizik familjar ka një rëndësi të veçantë, është e rëndësishme që të ndiqet një protokoll që e ka gjithë bota në mënyrë që të eleminojmë raste të tilla. E rëndësishme është që të sigurojmë shëndetin mendor të një pacient. Është e rëndësishme që të informohen në lidhje me ecurinë e pacientit që nga fillimi e deri më tani pasi kjo krijon një lehtësim të gjendjes psikologjike për çdo qytetar”, u shpreh psikologia.

Gjithashtu në fjalën e saj ajo ka theksuar se izolimi total i vendit do të sillte probleme të shumta psikologjike dhe sociale për shoqërinë tonë, pasojat e së cilës ndoshta nuk do të ndihen tani por do të jenë më jetgjate.

Toçe ka bërë me dije se izolimi i parë ishte i panevojshëm sipas saj një kufizim më strikt i lëvizjes duhet bërë tashmë në këtë periudhë për ti dhënë kohë sistemit shëndetësor që të marrë frymë.

“Jemi në një kohë me luftë virale dhe nuk mund të fillojmë një normalitet. Ne duhet të kemi një qëndrim për këtë. Unë jam kritike për sistemin shëndetësor dhe arsimor por në këtë rast secili duhet që të bëjë detyrën e tij dhe të ndërgjegjësohet e kujdeset për të penguar përhapjen e Covid.

Është menduar dhe studimet e para kanë treguar se izolimi shkakton një problem të madh psikologjik, të dhunës në familje, të problemeve sociale etj. Unë mendoj se karantinimi i parë ishte i panevojshëm, por një izolim i pjesshëm me një lloj kufizimi të lëvizjes dhe disa dinamika të caktuara që duhet që të bëjë qytetari duhet të jenë më radikale, pasi në këtë kohë spitalet dhe sistemi shëndetësor ka më shumë nevojë që të marrë frymë. Është e rëndësishme që ti japim një frymëmarrje tashmë sistemit shëndetësor”, është shprehur ajo.

Gjithashtu në intervistën e kryer një temë tjetër e trajtuar ishte lidhur me fëmijët, si e përjetojnë ato Covid dhe ktë periudhë që po kalohet.

“Fëmijët kanë një mekanizëm natyral për ta rimarrë veten, do shohin kohë më të mira. Kështu do t’i vlerësojnë edhe më shumë ditët më të mira që do të vijnë.” thot Toce.

Ndër të tjera, psikologia këshilloi që prindërit t’ua përcjellin realitetin me informacion të përpunuar, ndërsa shtoi se ata duhet të adaptohen tashmë me këtë situatë.

“Duhet t’i përgatisim fëmijë tanë në lidhje me situatën në të cilën ndodhemi. Unë e kam menduar se ky vit shkollor për të mos pasur këtë çorientim do duhej që të vijohej me një filozofi të caktuar në mënyrë që sistemi shëndetësor të ishtë në vete.

Duam apo nuk duam ne jemi ne që do të ndihmojmë në dënien frymë të sistemit shëndetësor. E shikoj se shtimi i episodeve të ankthit janë prezente dhe simptomat e Covid qëndrojnë dhe më pas kjo të krijon dhe psikologjikisht atë mendimin se nuk do ta rimarrësh veten dhe pasi del nga kjo gjendje babai im përshembull ndihet më mirë. Kjo u ka ndodhur dheshumë pacientëve të tjerë nga ankthi, nga pagjumësia dhe për shkak të situatës psikologjike që vetë sëmundja krijon, të lodh.”

Po ashtu, zonja Toçe tha ka ardhur koha që të merren masa shtrënguese pasi duhet t’i japim një frymëmarrje sistemit shëndetesor.

Ndërkohë sa i përket ndikimit që ka Covid-19 tek pacientët, psikologia sqaroi se në këtë rast shtohen episodet e ankthit dhe trembjes.

“…Shtohen episodet e aknthitm, të krijon mendimin se nuk do ta rimarrësh veten. Vuajnë nga pagjumësia, trembja, ankthi. Thuhet edhe që virusi ndikon në sistemin shëndetësor. Ka dhe një traumë..”