Bulliqi ia dedikon fitoren shefit Albin Kurtit: Punoi sekondë e minutë - Gazeta Express
string(69) "bulliqi-ia-dedikon-fitoren-shefit-albin-kurtit-punoi-sekonde-e-minute"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 12:42

Bulliqi ia dedikon fitoren shefit Albin Kurtit: Punoi sekondë e minutë

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 12:42

Shpejtim Bulliqi ka reaguar përmes Facebook-ut një ditë pasi fitoi zgjedhjet në Komunën e Podujevës, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se fitorja e tij nuk është fitore inati, por entuziazmi.

Bulliqi e ka falënderuar veçanërisht kreun e LVV-së, Albin Kurti, që thotë se ka punuar çdo minutë e sekondë për fitore.

“Na qëndroi përkrah përgjatë të gjithë fushatës e na e rriti besimin se fitorja në Llap ishte detyrë për Llapin dhe mesazh i rëndësishëm për t’iu dhënë gjithë Kosovës. Si në Llap ashtu edhe në të gjithë Kosovën, Lëvizja do të mbështetet nga shumica e qytetarëve. Era e ndryshimit ndihet gjithandej, ka ardhur dita. Faleminderit e urime”, ka shkruar Bulliqi.

“Dua t’ju falenderoj nga zemra për kontributin që keni dhënë në këtë fitore tonën dhe për ndryshimin e madh që keni mundësuar. Pa angazhimin e secilit nga qindra aktivistëve në terren, pa qytetarët që na i kanë hapur dyert e shtëpive dhe që u kanë folur familjarëve, fqinjëve e bashkëvendasve për fushatën tonë kjo fitore do të ishte e pamundur. Përkushtimi, besimi dhe bindja juaj e ka rritur gjallërinë e fushatës tonë në Llap, tani e tutje do të sigurohemi që qeverisja jonë ta ruajë e shtojë këtë gjallëri”.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë, mbështetës dhe aktivistë,

Dua t’ju falenderoj nga zemra për kontributin që keni dhënë në këtë fitore tonën dhe për ndryshimin e madh që keni mundësuar. Pa angazhimin e secilit nga qindra aktivistëve në terren, pa qytetarët që na i kanë hapur dyert e shtëpive dhe që u kanë folur familjarëve, fqinjëve e bashkëvendasve për fushatën tonë kjo fitore do të ishte e pamundur. Përkushtimi, besimi dhe bindja juaj e ka rritur gjallërinë e fushatës tonë në Llap, tani e tutje do të sigurohemi që qeverisja jonë ta ruajë e shtojë këtë gjallëri. Jemi gati dhe të lumtur t’ju shërbejmë. Fitorja jonë nuk është fitore inati, por entuziasmi. Një falenderim të veçantë e kam për Albinin, i cili nuk la minutë e sekondë pa dhënë për këto javë për ne. Na qëndroi përkrah përgjatë të gjithë fushatës e na e rriti besimin se fitorja në Llap ishte detyrë për Llapin dhe mesazh i rëndësishëm për t’iu dhënë gjithë Kosovës. Si në Llap ashtu edhe në të gjithë Kosovën, Lëvizja do të mbështetet nga shumica e qytetarëve. Era e ndryshimit ndihet gjithandej, ka ardhur dita. Faleminderit e urime!

Advertisement
Advertisement
Advertisement