Vjosa Osmani: Dëshmuam se jemi të aftë të organizojmë zgjedhje të lira e demokratike - Gazeta Express
string(83) "vjosa-osmani-deshmuan-se-jemi-te-afte-te-organizojme-zgjedhje-te-lira-e-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 10:41

Vjosa Osmani: Dëshmuam se jemi të aftë të organizojmë zgjedhje të lira e demokratike

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 10:41

U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta Express.

Osmani përmes një komunikate drejtuar mediave ka thënë se Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!

“I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie. Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj po ashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna”, ka thënë Osmani. /Express/

Reagimi i plotë:

Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!

I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie. 

Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj po ashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna!

Advertisement
Advertisement
Advertisement