Disa kishin kapur armët ndërsa disa të rinj në Prishtinë kishin vendosur të përkrahin luftën përmes aktiviteteve shkollore. Ishin gjimnazistët e gjeneratës së 98’ës që vendosën publikisht ta përkrahin UÇK’në në mënyrë publike dhe me revistën e tyre “Gjimanzisti”. Këta të rinj kishin depërtuar deri në Shtabin e Përgjithshëm ku edhe kishin marrë falënderime.
Në kohën kur një pjesë e Kosovës ishte në flakë, Fatmir Limaj, komandant në UÇK, gjente kohë t’i falënderonte disa të rinj të Prishtinës që po i jepnin përkrahje luftës.
Ishin gjimnazistët e “Xhevdet Dodës” ata që kishin depërtuar në Shtabin e Përgjithshëm me revistën e tyre “Gjimanzisti”.
Pa u frikësuar, disa djem e vajza të reja të Prishtinës vendosen të bëjnë publikë përkrahjen për UÇK ‘në ndonëse pjesa më e madhe e Prishtinës nuk e prishte rehatinë në atë kohë.
Këta nxënës të cilit në shtator të 98’tës kishin marrë udhëheqjen e rinisë së shkollës i kishin punët e ndara, por qëllimin e njëjtë. Pra përkrahjen e luftës së UÇK ’së. Në krye të rinisë atë kohë erdhi Samire Ademi, e nënkryetar i saj ishte Besfort Rrecaj.
Ndërkaq kryeredaktor i revistës “Gjimnazisti” ishte Fiton Peja, e redaktor Arianit Bytyçi, të cilët me anëtarët e tjerë shkruanin për UÇK ’në, bënin intervista e vizitonin zonat e luftës. Por të gjitha këto i bënin pa përkrahjen e disa profesorëve të cilët frikësoheshin nga lufta.
Nxënësit që atë kohë ishin në vit të katërt, e që tashmë janë afër të 40’ave pas mësimit mblidheshin në një nga kafenetë afër shkollës, dhe diskutonin për atë se çfarë do të bëjnë në atë ditë.
Pas takimit merrnin rrugën për në lagjen Velania, atje ku ishte redaksia e “Botës së Re”, në krye me Muhamet Mavraj.
Besfort Rrecaj i cili sot është profesor universitar thotë se viti 98, mbetët periudha më krenare në jetën e tij. Edhe pse në atë kohë Rrecaj ishte vetëm 18 vjet organizonte konferenca ku merrnin pjesë intelektual të shquar shqiptar.
Bujar Sadiku, i cili shkruante reportazhe dhe e shpërndante “Gjimnazistin” nëpër vende të ndryshme, sot tregon për vështërsitë që haste në atë kohë kur shkonte në zona lufte.
Për revistën “Gjimnazisti”, nxënësit e vitit të katërt kishin punuar tre muaj. Por që ky botim arriti tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 28 nëntor 98’tën.
Por nxënësit nuk u ndalën vetëm me shkrime. Ata shkuan dhe vizituan pjesëtarët e UÇK ’së dhe vendosën që vitin e ri ta festojnë me ta. Për dhuratë ata ua dërguan një numër të ri të revistës.
Përveç Arianit Bytyçit, Fiton Pejës, Bujar Sadikut e Besfort Rrecajt, edhe nxënësit Ermal Sadiku, Albana Rexhepi, Valbona Ruka, Kreshnik Gashi, Kushtrim Berisha, Krenare Sogojeva, Arbëresha Selimaj dhe nxënës tjerë, dhe në mënyrë të veçantë drejtori i shkollës, profesor Binak Ulaj dhe profeeori Sahit Berisha, kontribuan në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Rinia Shkollore dhe përmes shkrimeve të botuara në “Gjimnazisti” për ta mbështetur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998 dhe 1999.