I dyshuari i vrasjes së Bulqizës hedh poshtë akuzat dhe shton misterin - Gazeta Express
string(70) "i-dyshuari-i-vrasjes-se-bulqizes-hedh-poshte-akuzat-dhe-shton-misterin"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2020 12:12

I dyshuari i vrasjes së Bulqizës hedh poshtë akuzat dhe shton misterin

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2020 12:12

Klodian Kola, 27-vjeçari i cili sipas policisë dyshohet se ka vrarë me armë gjahu pa dashje shokun e tij Elidon Basha ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij para uniformave blu duke pretenduar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Dibrës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Më pas rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm i riu është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas gjysmë ore rrugë, si pasojë e plagës së rëndë nga e cila ka pësuar gjakderdhje i riu ka ndërruar jetë.

Sipas policisë ka qenë aksidentale pasi të dy të rinjtë kishin dalë për gjah, por tashmë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të saj